EMRAT/ E paprecedentë te fakulteti i Ekonomikut! Shefi i Departamentit dhunoi pedagogen, zbulohet arsyeja, arrestohet pedagogu
6 Korrik 2024, 09:45 / AKTUALITET

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fakultetin e Ekonomikut në Tiranë. Një shef departamenti, konkretisht Mirdaim Axhami, 43 vjeç ka rrahur për shkak të detyrës pedagogen Liljana Billa (Elmazi), ish-deputete.
BalkanWeb mëson se shkak i sherrit janë bërë tezat e provimit. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, BW mëson se arrestimi i pedagogut ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


