
EMRAT/ Falsifikonin certifikata të gjuhëve të huaja, arrestohen tre persona në Tiranë, një tjetër shpallet në kërkim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Finish”.
Zbulohet një ambient i përshtatur për falsifikimin e certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja.
Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetase dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, bashkëpunëtorë për këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen 35 certifikata të falsifikuara, shuma parash (euro dhe lekë), 4 celular dhe 1 njësi kompjuterike, që u gjetën në ambientin që e kishte në përdorim njëri prej të arrestuarve.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të falsifikimit të dokumenteve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Finish”. Si rezultat i këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:
Martin Pacani, 62 vjeç, Olgert Jaupaj , 43 vjeç dhe Ervin Yzeiraj, 42 vjeç.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të për shtetasen B. N., 24 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasja E. A., 34 vjeçe.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja dhe kundrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj, pajisnin shtetas të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre në institucionet arsimore.
Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme, që e kishte në përdorim shtetasi M. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 35 certifikata të falsifikuara, 1200 euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe një njësi kompjuterike ku përgatiteshin certifikatat false.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

ide

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128