Emrat/ Gjyqi ndaj Fatmir Mediut, 5 ekspertë thirren për t’u pyetur nga mbrojtja e ish-ministrit

10 Korrik 2024, 10:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ Gjyqi ndaj Fatmir Mediut, 5 ekspertë thirren për t’u

Ka nisur seanca gjyqsore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në ngarkim të ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

Të pranishëm në sallë janë vetë i pandehuri bashkë me dy avokatët e tii, Henrik Ligori dhe Ardian Visha. Po ashtu të pranishëm janë edhe 5 ekspertët që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008, familjarët e Erison Durdës dhe avokati mbrojtës Dorian Matlia.

Pesë ekspertë të thirrur nga gjykata për gjyqin kundër Fatmir Mediut do t’ju përgjigjen gjatë ditës pyetjeve të mbrojtjes për aktekspertimin ekonomiko-financiar.

Ekspertët që janë në listë për të dëshmuar janë Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, Latif Ccela- financier i lartë, auditues më Ministrinë e Financave si edhe Mond Hoxha- punonjës në sektor privat.