EMRAT/ Kishin përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohen 4 persona në Elbasan

4 persona janë arrestuar në Elbasan pasi kishin përshtatur lokalin për lojëra fati.
Në pranga ranë shtetasit: Perparim Lesko, Antonio Alla, Fatos Misha dhe Marsel Abazi.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Finalizohet operacioni policor i koduar “Black game”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Arrestohen 4 shtetas, ndërmjet të cilëve pronari i lokalit që e kishte përshtatur lokalin për zhvillimin e lojërave të fatit.
Gjithashtu, procedohen penalisht dhe 4 shtetas të tjerë që u kapën në këto ambiente.
Sekuestrohen 4 aparate celular, 1 tavolinë bilardoje ku zhvillohej loja me zare, zare, 5 pako letra bixhozi, 1 DVR dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Black game”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: P. L., 63 vjeç, pronari i lokalit; A. A., 68 vjeç; F. M., 30 vjeç dhe M. A., 28 vjeç.
Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në lokalin në pronësi të shtetasit P. L., në lagjen "5 Maj".
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. M., F. G., S. D., Sh. D., pasi u kapën në këto ambiente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

