Emrat/ Konflikt në Burrel, dy vëllezërit policë sulmojnë qytetarin

19 Shkurt 2025, 11:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ Konflikt në Burrel, dy vëllezërit policë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndërhyrë në një incident të ndodhur në qytetin e Burrelit, ku dy vëllezër, punonjës policie, janë përfshirë në një konflikt me një shtetas të cilin dyshohet se e kanë dhunuar.

Nga hetimet e kryera, AMP ka krijuar dyshime të bazuara në prova se dy efektivët e policisë janë përfshirë në një përplasje fizike me shtetasin A. K. për motive të dobëta ndërsa përplasja ka agravuar në veprime të dhunshme, duke u bërë e rrezikshme për shëndetin e personit të tretë të përfshirë.

Sipas njoftimit zyrtar, AMP ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Avni Uka, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Ndërkohë, punonjësi tjetër i policisë, Sulltan Uka., me detyrë në Komisariatin e Policisë Mat, është proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Prishje e qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësia”.

Organet hetimore po vijojnë me procedurat për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128