EMRAT/ Kush janë 3 italianët që u dënuan në Tiranë për fshehje të ardhurash, qindra mijëra € nga Belgjika dhe Nigeria

26 Shkurt 2025, 22:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Kush janë 3 italianët që u dënuan në Tiranë
Në 4 Prill të vitit 2022, Gjykata e Tiranës dënoi për “fshehje të të ardhurave” 3 shtetas italianë, konkretisht Paolo Palumbo, Rosario Lazzarin dhe Salvatore Solazzo.

Ata u dënuan secili me nga 5 vite burg dhe gjithashtu, u vendos mbyllja e aktivitetit të tre kompanive të tyre që operonin në fushën e call centeravee, konkretisht “IM DATA”, “Media Future” dhe ‘SOFTLOG”. Sinjalin e parë për këtë grup e dha Drejtoria e Hetimit Tatimor. Nga verifikimet e Policisë, u ngritën dyshime për ‘pastrim parash’, nisur nga disa transferta të konsideruara jo logjike dhe me anomali.

“Për subjektin media Future ka raportime se gjatë muajit Korrik, në llogarinë e subjektit kanë mbërritur disa transferta nga Nigeria”.

“Skema të ndryshme paraqiten në forma ndryshme, duhet ndarë pastrimi parave dhe mashtrimi, pastrimi parasë është për para të fituara tashmë nga aktiviteti paligjshëm, mashtrimi konsiston në të fituar para që më pas do të duhet edhe ato që ti pastrojnë. Skema e call center kryesisht te fitimi parave në mënyrë të paligjshme”-, u shpreh eksperti i ekonomisë, Pano Soko.

Në një formë të ngjashme, të justifikuara me kontrata marketingu janë transferuar nga Belgjika një shumë prej 377 mijë eurosh. Ajo që bënte përshtypje ishte fakti se paratë pasi vinin përmes sistemit bankar, tërhiqeshin cash. Pavarësisht se kompania deklaronte 40 punonjës, në fakt rezultonte i punësuar vetëm administrator Rossario Lazzarin.

“Në lidhje me përdorimin e shumave, rezulton se janë tërhequr në cash, për shpenzime biznesi, nga firma e autorizuar në llogarinë e klientit, që është shtetasi Ismail Mici. Shuma të tërhiqet për shpenzime biznesi dhe pagat e punonjësve”.

 

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128