Emrat/ Sherr me thika me njëri-tjetrin, kush janë dy të plagosurit që u arrestuan në spitalin e Vlorës!
Një sherr me thika dhe kundërshtim edhe i policisë, ka agravuar në dy të plagosur rëndë në qytetin e Vlorës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tyre në lagjen Pelivan Leskaj të Vlorës. Kristi Konstadini dhe Indrit Halili, të dy kanë bërë sherr me njëri-tjetrin dhe më pas i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Më pas ata janë arrestuar të dy në spital.
Sipas informacioneve, plagosja ka ardhur si pasojë e një grindjeje që ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 21:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete të mprehta shtetasit I. H., 32 vjeç dhe K. K., 32 vjeç”, njofton policia.
Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje është gjetur dhe thika, po ashtu dy persona te dyshuar për ngjarjen janë shoqëruar në ambientet e policisë së Vlorës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
