EMRAT/ Smarti përplaset me motorin në Sarandë, plagoset në kokë 22-vjeçari

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:50, në rrugën “Studenti”, pranë barit “Ali Pasha” në qytetin bregdetar të Sarandës.
Sipas të dhënave zyrtare, 22-vjeçari Klauid Hadëri, i cili po drejtonte një motor, është përplasur me një automjet tip “Smart”, që drejtohej nga 20-vjeçari Orlando Koshi.
Si pasojë e përplasjes, Hadëri ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer testin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve, ku rezultoi se të dy kishin nivel 0.00 mg/l.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, i cili ndodhi në minutat e fundit të ditës së shtunë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
