EMRAT/ Tensionet në tubimin e PD! Policia shoqëron 12 protestues në Elbasan

Partia Demokratike zhvilloi sot një protestë të shtrirë në mbarë vendin duke bllokuar rrugët kryesore në Shqipëria.
Gazetari Fatmir Popja raporton se policia shoqëroi 12 protestues pas incidenteve të shënuara rreth orës 19.00 në Elbasan.
Shoqërimini tyre u bë pasi si shkak i tensioneve në rrethrrotullimin e Bradasheshit, pati përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë shoqëruar në komisariat protestuesit Hamza Lamce, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Bica, Edmond Pojani, Albi Bylykbashi, Aurel Bylybashi, Sokol Shkelzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi dhe Enver Lamçe.
Në Elbasan, protestuesit e opozitës bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke shkaktuar një trafik të rënduar prej disa kilometrash.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

