
Emri/ Atentat me kallashnikov në autostradën Vlorë-Fier, 30-vjeçari vritet brenda makinës së tij

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një person është ekzekutuar me kallashnikov brenda makinës së tij.
Burime për Rport Tv bëjnë me dije se personi i vrarë është identifikuar si Kristjan Marku. ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Cirku mediatik dhe debati publik i përçudnuar në Shqipëri
ide

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen

Pse u ndërsyen të gjithë kundër SPAK?

Tragjikomedia Shqiptare – Një Roman në Aksione
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128