EMRI/ 150 mijë euro për 6 ditë, merret i pandehur biznesmeni shqiptar, pastroi paratë e shtetasit italian

29 Qershor 2022, 11:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ 150 mijë euro për 6 ditë, merret i pandehur biznesmeni

Biznesmeni Shaban Hersi është marrë si i pandehur nga Prokuroria e Durrësit pasi akuzohet se ka pastruar paratë e një shtetasi Italian. Ishin hetimet e të bëra që nga viti 2017, që hedhin dyshime se ai ka pastuar paratë shtetasit italian i cili dyshohet se ka lidhje me mafien. Në një njoftim për mediat prokuroria bën me dije se nga verifikimet ka rezultuar se në llogarinë e bizenesmenit janë bërë transaksione të dyshimta. Për 6 ditë në gusht 2017 Shaban Hersit iu hodhën rreth 150 mijë euro nga një shoqëri italiane.

“Më datë 15.08.2017, ka përfituar një transfertë në vlerën 48.900 EUR nga një shoqëri italiane “me përshkrimin “invoice nr. 520 dt. 31.07.2017”. Më datë 18.08.2017, ka tërhequr 35.000 EUR, me përshkrim “për biznesin”. Më datë 21.08.2017, kanë mbërritur edhe dy transferta të tjera nga i njëjti urdhërues italian “në vlera përkatësisht 47.250 EUR dhe 48.900 EUR, me përshkrime përkatësisht “invoice nr. 532 dt.11.08.2017” dhe “invoice nr. 520 dt. 31.07.2017”-njofton prokuroria.

Fillimisht i deklaron si para të cilat kishin ardhur si pjesë e kolektoreve për energjinë diellore efikase për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar, e më pas duke qenë se nuk i justifikonte dot, ka deklaruar se ka marrë edhe nga qiraja e një vreshti dhe një ullishte, me një qira tepër të lartë 150 000 Euro/vit për 4000 m2 tokë bujqësore. Në këto kushte, ai deklaron se ka pasur një gabim duke thënë se transfertat kanë ardhur gabimisht në llogari të shoqërisë pasi duhet të vijnë në llogarinë personale (pagesë qiraje).

Per faktet e mesiperme eshte urdheruar bllokimi i llogarisë bankare, , në emër të shtetasit Sh.H. si dhe “Sh. H.”, per nje periudhe prej 72 oresh.

Këtë vendim ai e ka apeluar dhe në provat që ka sjellë ka qenë edhe një kontratë qiraje me shoqërinë italiane me administrator G.G. lindur në Sambiase, Itali.

Me tej prokuroria ka vendosur sekuestrimin e shumave te depozituara ne llogarine bankare te subjekteve te mesiperm, ku eshte sekuestruar shuma 110.072 euro dhe 600.22 leke.

Në vijim të hetimeve Prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Durres, mbështetur në nenin 15 të Konventës së Këshillit të Evropës për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Fushën Penale, u ka derguar leterporosi per ndihme juridike autoriteteve gjyqësore kompetente të Republikes se Italise për kryerjen e hetimeve për shtetasin italian G.G që ka depozituar paratë në llogarinë e biznesmenit shqiptar.

Nga hetimet rezultoi se G.G si dhe shtetasi A.Sh janë persona të dyshuar për aktivitete kriminale në fushën bashkëpunimit të jashtëm në shoqatë mafioze, krime në fushën e financave si dhe me tendencën e trafikimit të lëndëve narkotike, aktivitete këto të cilat gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme kriminale. Këta shtetas dyshohet se të paktën kishin në dispozicion një shumë prej 600.000 euro, si të ardhura nga aktiviteti kriminal. Për ketë qellim Hersi, ka marrë përsipër që ketë shumë parash ta transferojë nga Italia në Shqipëri, duke e paraqitur sikur kjo është pjese e investimit që do të kryeje shoqëria italiane “me administrator G.G.. Prokuroria thekson se kjo kompani italiane, në realitet nuk kishte lidhje me këtë person, por i përket shtetasit italian N. L. S. R., rë cilët i cili nuk kioshin asnjë lloj dijenie në lidhje me këtë kontratë.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128