
EMRI/ 29-vjeçari i lënduar në gjoks, detaje nga ngjarja në Lezhë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u raportua pasditen e sotme në Lezhë, ku 29-vjeçari Egzon Gegaj mbeti i plagosur me armë zjarri.
Bëhet me dije se Gegaj është qëlluar me armë nga një 23-vjeçar i cili ndodhet aktualisht në arrati. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i çastit mes palëve, i cili ka agravuar më pas në përdorimin e armëve.
Gegaj është qëlluar tre herë me armë zjarri në gjoks, dhe fillimisht u dërgua në spitalin e qytetit të Lezhës për ndihmë mjekësore por gjendja e tij shëndetësore ëhstë përkeqësuar dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Sakaq policia ka rrethuar zonën dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Gjithashtu janë ngritur edhe pika kontrolli për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
-
Atentat në Lezhë, plagoset me armë zjarri i riu
11 Shkurt, 17:42

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128