Emri/ Arrestohet shitësi i drogës në Durrës

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës pasi akuzohet për shit-blerje të lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë shtetasi Ardri Duka.
Policia sqaron se gjatë kontrollit në makinë, Dukës i janë gjetur disa doza kanabisi gati për shitje.
“U kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Ardri Duka., 36 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga kontrollet në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit”,- thuhet në njoftimin e bluve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

