EMRI/ Grabiti me thyerje një dyqan gjatë natës në Koplik, arrestohet 31-vjeçari
29 Janar 2025, 18:21 / AKTUALITET

Një person është arrestuar nga komisariati i Policisë në Malësinë e Madhe, pasi akuzohet si autori i grabitjes me thyerje të një dyqani gjatë natës në Koplik.
Në pranga është vënë shtetasi Lorenc Rushaj, 31 vjeç, banues në fshatin Bajzë, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur me thyerje, gjatë natës, në një dyqan, një shumë parash dhe produkte ushqimore, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – thuhet në njoftimin e Policisë
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Parë Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


