EMRI/ Kush është 27-vjeçari që u plagos me armë në Velipojë

Emiljano Paloka, është 27-vjeçari që u plagos me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Velipojë.
Ngjarja ka ndodhur në malin e Kolajve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas sherrit mes dy komshinjve.
Mësohet se i plagosuri aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.
Njoftimi i policisë:
‘Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.
Po ndodh...
ide
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
Irani sot: Kriza e një shteti ideologjik dhe fundi i frikës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
