EMRI/ Kush është i dashuri i 21-vjeçares që alarmoi dje policinë, 8 vite më parë u arrestua në Kavajë

10 Janar 2025, 11:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Kush është i dashuri i 21-vjeçares që alarmoi dje

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim katër djem lidhur me ngjarjen e djeshme në zonën e Astirit ku një 21-vjeçare alarmoi policinë duke deklaruar se ishte dhunuar nga disa persona dhe u mbyll në banesën në katin e 8-të duke mos pranuar të hapte derën.

Njëri prej tyre është identifikuar si Joni Sadikaj, i dashuri i 21-vjeçares Sajma Qordja.

Sadikaj rezulton se mori me qira dhe 2 apartamente ngjitur me njëri-tjetrin në katin e tetë të pallatit në zonën e Astirit. Gjatë kontrollit ditën e djeshme policia gjeti në njërin nga apartamentet dy armë dhe një jelek antiplub.

Në vitin 2017, Joni Sadikaj bashkë me 4 djem të tjerë janë arrestuar në Kavajë për tentativën e kalimit të 1.3 ton kanabis drejt Italisë. Ne atë kohë, ai është hetuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Vajza, në dëshmi, pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë. Sipas saj, është frikësuar në momentin që ka parë njërin me pistoletë. Aktualisht, në pyetje po merren njëra prej vazjave që kanë qenë brenda apartamentit.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128