
Emri/ Ndërtoi pa leje një kat shtesë në pallatin e tij, arrestohet 45-vjeçari në Sarandë

Një 45-vjeçar në qytetin e Sarandës është arrestuar ditën e sotme pasi kishte ndërtuar pa leje një kat shtesë në një pallat ekzistues, për qëllime përfitimi
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë Demo Lumani, banues në Sarandë.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Njoftimi i policisë:
Ndërtoi pa leje, një objekt, në qytetin e Sarandës, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në lagjen nr. 4, Sarandë, kanë ushtruar kontroll në zonë. Nga kontrollet u konstatua se shtetasi D. L. kishte ndërtuar pa leje, një kat shtesë në një pallat ekzistues, për qëllime përfitimi.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 45 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128