EMRI/ Plagosja me armë zjarri e shqiptarit në Greqi, dhunoi gjeorgjianin për pazare droge

18 Shtator 2024, 15:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/  Plagosja me armë zjarri e shqiptarit në Greqi, dhunoi

36-vjeçari Ergert Lusha është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Athinë. Siç raportohet nga mediat greke tre shqiptarë kanë rrahur një gjeorgjian për prishje të pazareve të drogës.

Por gjeorgjian është larguar dhe më pas është kthyer i armatosur, duke hapur zjarr ndaj shqiptarëve e duke plagosur njërin prej tyre, Ergert Lushën nga Elbasani.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës. Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë zjarri.