EMRI/ Prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur, në pranga 71-vjeçari amerikan në Tiranë
Një operacion i gjerë policor i koduar “Gjurma virtuale” ka çuar në arrestimin e shtetasit amerikan, David Ira Lang, 71 vjeç, i cili jetonte në Tiranë. Arrestimi u krye këtë të enjte pas hetimeve disa mujore të zhvilluara nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 71-vjeçari dyshohet për prodhim dhe posedim të materialeve pornografike me të mitur, një aktivitet që dyshohet se e zhvillonte në Shqipëri.
Policia e Shtetit/Finalizohet pas disa muajsh hetime operacioni policor i koduar “Gjurma virtuale”.
Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Task Forcës për Shërbimet e Përbashkëta Investiguese në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësisë kundër Krimeve Kibernetike, me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së ShBA në Tiranë (RSO/OCIU) dhe me Prokurorinë e Tiranës
Prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet 71-vjeçari (shtetas amerikan, me precedent penal jashtë Shqipërisë).
Hetimet disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” rezultuan me identifikimin dhe ndalimin e shtetasit amerikan D. L., 71 vjeç, banues në Tiranë.
Ai dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.
Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128