EMRI/ Protesta e djeshme para Bashkisë Tiranë, një në pranga, e pësojnë edhe gjashtë të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:
– Bledar Krasniqi, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasit E. P., 24 vjeç, D. P., 62 vjeç, R. D., 20 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, dhe P. O., 66 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
-
-
EMRI/ Të shtëna me armë në Vlorë, arrestohet 27-vjeçari
15 Qershor, 10:11
Po ndodh...
ide
Po në Rinas, ku ishte policia, znj. Koçiu?!
“La vita e Bela” për mediat e Tiranës
Shiu i nxorri bojën por jo zhulin partive politike
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


