Era rrëzon pemën mbi makinë, dëmtohet drejtuesi i mjetit në Peshkopi

17 Shkurt 2026, 23:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Era rrëzon pemën mbi makinë, dëmtohet drejtuesi i mjetit

Në segmentin Peshkopi-Muhur në vendin e quajtur Kthesa e Maneve pranë fshatit Vakuf nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë është rrëzuar një pemë plep, duke rënë mbi një automjet.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit me dëmtime të lehta në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e zjarrfikës dhe nga emergjencat civile ku dhe kanë bërë të mundur zhbllokimin e mjetit dhe të rrugës duke përdorur mjetet e pajisjet duke normalizuar lëvizjen e lirë dhe pastrimin e segmentit.

Po ndodh...