“Es-selamu alejkum”, Gjergj Luca uron Pashkët: Na përket të gjithëve! Krishti u ngjall, për të na dhënë shpresë, paqe dhe forcë për të punuar

5 Prill 2026, 14:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Es-selamu alejkum”, Gjergj Luca uron Pashkët: Na përket

Biznesmeni Gjergj Luca, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe shpeshherë të mbushur me ironi e provokime në rrjetet sociale, këtë herë ka ardhur me një mesazh ndryshe për besimtarët me rastin e festës së Pashkëve.

Në një postim të fundit, ai ka zgjedhur të përcjellë një urim për të gjithë besimtarët, por pa lënë mënjanë “tonet thumbuese” që e karakterizojnë zakonisht.

“Krishti u ngjall miq, u ngjall për të na dhënë shpresë, paqe dhe forcë për të punuar, për të na ndriçuar rrugën tonë, rroftë Krishti Mbret”, dëgjohet të thotë Luca në videon e urimit të tij, ndërkohë që e ka përmbyllur atë me një përshëndetje në gjuhën arabe,  “Es-selamu alejkum”, që do të thotë “Paqja qoftë mbi ju”, një shprehje e përdorur gjerësisht nga myslimanët në mbarë botën si një formë respekti dhe harmonie mes njerëzve.

Në mesazhin e tij, Luca thekson rëndësinë e bashkëjetesës dhe respektit ndërfetar, duke e konsideruar Pashkën si një festë që i përket të gjithëve, përtej dallimeve. Ai nënvizon se festat fetare janë një moment reflektimi dhe bashkimi, duke sjellë në vëmendje frymën e tolerancës që karakterizon shoqërinë shqiptare.

Po ndodh...

ide