Letërporositë/ Çështja e Gërdecit, SHBA i kthen përgjigje për shtetasit amerikanë SPAK-ut

6 Mars 2024, 11:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Letërporositë/ Çështja e Gërdecit, SHBA i kthen

U zhvillua sot seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili po hetohet për çështjen “Gërdeci”.

Në seancën e sotme dëshmoi edhe Dritan Minxolli, ish-drejtori i punishtes së demontimit në Gërdec.

Minxolli u thirr si dëshmitar, por duke qenë bashkë i pandehur ka të drejtë të mos dëshmojë.

Gjithashtu SHBA ka përcjellur letërporosinë për pyetjen e të huajve për Gërdecin.

SHBA kërkojnë plotësim të kërkesës së drejtësisë shqiptare.

Cili është statusi i tyre penal, çfarë interesi dhe për çfarë duhen dëshmitë e tyre. Patrik Henry dhe katër të tjerë janë kërkuar të pyeten nga gjykata e SPAK për Gërdecin.

 

 

Po ndodh...

ide