Sulmet ndaj News24, reagon OSBE: Ndërprerja e punës së Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese

15 Gusht 2025, 15:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sulmet ndaj News24, reagon OSBE: Ndërprerja e punës së Focus

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) ka reaguar mbi ndërprerjen e papritur të transmetimit të Focus Media Group në Shqipëri, duke e cilësuar situatën si shqetësuese.

Në një postim në platformën X, Zyra e Përfaqësuesit për Lirinë e Medias pranë OSBE-së thekson se mosmarrëveshjet pronësore dhe tregtare nuk duhet të çojnë në ndërprerje të menjëhershme të transmetimit të mediave.

Situata që lidhet me ndërprerjen e papritur të operacioneve të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese. Mosmarrëveshjet pronësore dhe të biznesit nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të mediave”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Reagimi i OSBE-së vjen pas tensioneve të ditëve të fundit, ku televizioni më i madh informativ në vend ka ndalur transmetimin pas një ndërhyrjeje të papritur.

Po ndodh...

ide