Familja nuk i pranoi lidhjen, vajza kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni në Astir! 20-vjeçarja shpëtohet nga forcat RENEA
9 Janar 2025, 15:01 / AKTUALITET

Një vajzë nga Elbasani, rreth 20 vjeçe, alarmoi banorët e Astirit këtë mesditë, kur u mbyll në apartamentin e saj dhe kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni.
E reja ishte në një romancë me një djalë, që familja nuk e pranonte, me pretendimin se ishte problematik. Ata jetonin në një banesë të marrë me qira (Airbnb), por së fundmi i kishin dhënë fund marrëdhënies.
Babai njoftoi Policinë se vajzën e kanë rrëmbyer. Pas ndërhyrjes nga RENEA, e reja u nxor shëndoshë e mirë nga apartamenti në katin e gjashtë të pallatin në zonën e Astirit. Pritet që ajo të japë dëshminë e saj.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128