"Çfarë më tha Plaurent Dervishaj kur u takuam në Dubai"/ Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, zbardhet dëshmia e Julian Meçes
Julian Meçe, i cili u deportua nga Dubai në muajin gusht, ka dëshmuar në gjyqin për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhur në vitin 2005.
Para togave të zeza, ai u pyet për të penduarin e drejtësisë, Luftar Reçi, por theksoi se nuk e njihte.
Julian Meçe deklaroi në gjyq se në kohën kur përmendet në dëshminë e Luftar Reçit ka qenë në burg. Gjithashtu zbardhi edhe detaje nga biseda në Dubai me Plaurent Dervishanj, i cili u ekstradua së bashku me të.
“Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi. Edhe me Lentin (Plaurent Dervishaj), njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës. Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin, dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plaurenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje. Ai me tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet”, tha Julian Meçe.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128