
Fëmijët gjejnë një kallashnikov në zonën e stadiumit në Korçë, do t’i nënshtrohet ekspertizës

19 Shkurt 2025, 18:24 / AKTUALITET
Arma është gjetur pas një telefonate në sallë operative, ku policia sapo mbërriti në vendngjarje ka konstatuar armën e zjarrit tip kallashnikov të mbështjellë me një qese e të hedhur brenda këtij rrethimi.
Kanë qenë fëmijë të vegjël ata që e kanë gjetur dhe kanë njoftuar të rriturit për të kërkuar ndihmën e policisë.
Arma do ti nënshtrohet ekspertizës ndërkohë që janë marrë masa edhe për të larguar ekipet e fëmijëve të cilët stërviten në afërsi të stadiumit.
Policia ndodhet në vendngjarje, po heton lidhur me rastin për të identifikuar personin që mund ta ketë hedhur armën dhe nëse ka lidhje me ngjarje kriminale.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128