Flet nëna e 19 vjeçarit që u vra në Shkodër, Elvira Xhenje: Shteti të na mbrojë, duam drejtësi

23 Shtator 2022, 11:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Flet nëna e 19 vjeçarit që u vra në Shkodër, Elvira

Flet për herë të parë nëna e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, i cili mbeti i vrarë më 18 shtator në Shkodër. Elvira Xhenje thotë se fatkeqësia e djalit të saj ishte se kushërinjtë e tij janë me precedentë penale, teksa ka bërë thirrje shtetit që të ofrojë mbrojtje.

Reagimi i nënës:

"Jam Elvira Xhenje, nëna e te ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër më datë 18.09.2022. Vrasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tonë, por jo vetëm. Dhimbjen për djalin tim e kam parë në sytë e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, sesi një fëmijë të pafajshëm i merret jeta me pa të drejte. Dhimbjen për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve që e kuptojnë se sa e pasigurt dhe e pa vlerë është jeta në Shqipëri. Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij janë me precedentë penale. Ky fakt i dha të drejtën dorës kriminale që t’ia marre pa mëshirë jetën djalit tim. Ky fakt i dha të drejtë portaleve që ta godasin për herë të dytë Erjonin duke cënuar dinjitetin e tij me informacione të pavërteta dhe duke trazuar shpirtrat e familjareve sërish. Erjon Xhenje ka qenë student i degës fizioterapi. Ka qenë një i ri me angazhime në jetën personale dhe shoqërore. Erjoni është edukuar me vlera dhe i ka manifestuar në familje dhe në rrethin e tij të pastër shoqëror. Kërkoj nga shteti drejtësi për djalin tim. Kërkoj gjithashtu që familja ime të merret në mbrojtje pasi ndihemi të pambrojtur. Erjoni ka qenë një djalë besimtar. Jam e sigurt që ai është lule në xhenet. Allahu e pastë në mbrojtje, pasi në këtë jetë ka padrejtësi" - tha Xhenje për mediat.

Kujtojmë se dje Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Bajram Çekorja si autor i dyshuar i vrasjes së 19 vjeçarit.

 

 

Po ndodh...