FOTO/ Vrasje në Fier, publikohen pamje nga vendngjarja

7 Dhjetor 2023, 11:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Vrasje në Fier, publikohen pamje nga vendngjarja
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Fier, ku si pasojë ka humbur jetën një person.  Raportohet se vrasja ka ndodhur në lagjen "16 prilli".

Sipas njoftimit policor i vdekur ka mbetur 41-vjeçari, Elton Javori. Policia ka identifikuar autorin dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

FOTO/ Vrasje në Fier, publikohen pamje nga vendngjarja

FOTO/ Vrasje në Fier, publikohen pamje nga vendngjarja

FOTO/ Vrasje në Fier, publikohen pamje nga vendngjarja

Po ndodh...