FOTO + EMRI/ Kush është vajza që ngriti "në këmbë" policinë në Astir!

Vajza që shihni në foto është e reja Sajmja Qordja, e cila ditën e sotme alarmoi RENEA-n me denoncimin se po dhunohej brenda një banesë në zonë e Astirit.
Efektivët menjëherë rrethuan banesën, por 20-vjeçarja u mbyll brenda apartamentit, duke mos pranuar të dilte. Pas tentativës për të negociuar me të, efektivët hynë brenda apartamentit duke u ngjitur në tarracë. Policia njoftoi se vajza u gjet e vetme, por pa shenja dhune, megjithëse në gjendje të rënduar psikologjike.

Raportohet se ajo ishte larguar nga banesa me të dashurin e saj, i cili nuk pranohej nga prindërit e të resë, sepse është person problematik. Ky i fundit kishte marrë me qira dy apartamente në zonë e Astirit, ku në njërin po qëndrone vajza, e në tjetrin u gjetën dy armë zjarri pistoleta.
Po ndodh...
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
