FOTO/ Ky është polici maqedonas që hoqi flamurin shqiptar nga shtylla në Kumanovë

Personi që shihni në fotot, është polici maqedonas që mbrëmjen e djeshme hoqi flamurin shqiptar nga shtylla në Kumanovë.
Fotoja e tij është bërë publike sot nga mediat në Maqedoninë e Veriut, ndërsa një ditë më parë u tha se ishte identifikuar me inicialet D.K..
Pas heqjes së flamurit shqiptar kanë reaguar partitë politike opozitare duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe dënimin e policit maqedonas. Zv.ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, tha se polici do të dënohet me masa disiplinore.
“Do të ketë një procedurë disiplinore kundër punonjësit të MPB-së që hodhi flamurin Shqiptar. Çdo punonjës i MPB-së ka detyrimin të respektojë ligjet dhe simbolet e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve do të sanksionohet pa përjashtim”,– ka shkruar Iseni.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


