
Foto-Lajm/ Ja kush është Lulzim Visha, u ekzekutua me breshëri arme në Kamëz

Ky është Lulzim Visha, personi i ekzekutuar një ditë më parë.
Ai u qëllua me breshëri arme 200 metra larg banesës së tij në Zall Mner të Tiranës, ndërsa ishte nisur në punë.
Policia arrestuar një shtetas për vrasjen e Lulzim Vishës një ditë më parë dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër.
Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Eduart Lami, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krim.
Ky i fundit është vënë në pranga më parë për armëmbajtje pa leje dhe është kushëriri i Ervis Lamit, personit që inicioi planin e arratisjes së bujshme nga burgu i Drenovës.
Sipas policisë, janë kryer kontrolle në banesën e Ervis Lamit, ndërsa ai është shpallur në kërkim.
Në banesë janë gjetur një armë zjarri automatike me silenciator, municion luftarak, 15 copë fishekë luftarakë, një sëpatë, një thikë, një këllëf pistolete Glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja arme.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e djeshëm ku viktima u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner.
Visha punonte postier dhe në momentin e ngjarjes ishte nisur për në punë me automjetin e një poste private, ku u qëllua me breshëri plumbash.
Sipas informacioneve paraprake, janë gjetur 12 gëzhoja pistolete brenda mjetit me të cilin po lëvizte viktima.
Përpara disa kohësh, burimet bëjnë me dije se mes viktimës dhe disa prej anëtarëve të familjes Lami ka pasur një sherr me njëri-tjetrin, i cili dyshohet të ketë qenë për pronat.
Aktualisht, kjo është pista kryesore e hetimeve të policisë.
ide

Batutaxhiu Rama!

Gjunjëzimi i PD para “Kandidatit për Kryeministër”

Fondet e huaja dhe pala shqiptare
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128