Foto-Lajm/ Koha kur Nuredin Dumani nuk njihej dhe shfaqej me tufat me para, dalin fotot e panjohura!

27 Tetor 2024, 09:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto-Lajm/ Koha kur Nuredin Dumani nuk njihej dhe shfaqej me tufat me para,

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë e ka nisur karrierën e tij shumë vite më parë, kur ai ishte 23 vjeç dhe nuk ishte bërë ende një vrasës me pagesë.

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar disa foto të killerit  14 vite më parë, kur Dumani ndante paratë me disa bashkëpunëtorë në krim.

Siç shkruan gazetari Vezaj këto pamje i përkasin fillimeve të “karrierës” së tij kriminale, ku ai shfaqet i lumtur me disa tufa parash, të cilët i ka siguruar nga ndonjë “kotec” i vjedhur.

Nga fotot duket qartë se Dumani, sot i akuzuar për 12 vrasje dhe i dyshuar gjithashtu për vrasjen me tritol të të pafajshmit Enea Thomallari, mburret me tufat e parave që, me shumë mundësi, në atë kohë ka grabitur ndonjë kambisti ose shtëpi të ndonjë tregtari. Duket qartë që katër nga tetë tufat e lekëve janë të mbështjellë me shiritin e bankës dhe të firmosura nga një punonjës bankar. Këto foto janë shkrepur më 22 shtator 2010, mes orës 18:21 dhe 18:22 minuta, siç duket brenda ambienteve të një shtëpie modeste, ndryshe nga kushtet që sot vrasësi i 12 personave dhe bashkëpunëtori i drejtësisë ka brenda ambienteve të qelisë”, shkruan Vezaj.

Në sqarimin e fotove, Vezaj shkruan se në foton nr. 1, përveç fotografimit të vetes, ai është kujdesur të shkrepë aparatin edhe në momentin e ndarjes së fitimit me të tjerët.

Ndërsa ne nje tjeter fotot ai duket se ndan tufën e parave me vëllanë e tij, Dashnor Dumani, tashmë i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur në 2018 në Bradashesh të Elbasanit.

Në një tjetër foto, Dumani shfaqet duke darovitur një person tjetër, që duket se është “punëtor” i tij në planet kriminale.

Foto-Lajm/ Koha kur Nuredin Dumani nuk njihej dhe shfaqej me tufat me para,

Foto-Lajm/ Koha kur Nuredin Dumani nuk njihej dhe shfaqej me tufat me para,

Foto-Lajm/ Koha kur Nuredin Dumani nuk njihej dhe shfaqej me tufat me para,

Po ndodh...

ide