
Mbajti peng dy fëmijët e mitur dhe qëlloi mbi 15 herë RENEA-n, ky është 40-vjeçari, Aleks Marku

Personi që shikoni në foto është 40-vjeçari Aleks Marku i cili mbajti peng dy fëmijët e tij të mitur.
40-vjeçari nga Lezhaështë vetëdorëzuar pas rreth 5 orësh negociata me efektivët e repartit RENEA.
Mësohet se policia ka marrë njoftimin rreth orës 02:20 se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri brenda apartamentit të lëshuar me qira, por lirimi dhe dorëzimi i fëmijëve është bërë i mundur vetëm në orën 07:00 të mëngjesit.
Pas vetëdorëzimit ai ka deklaruar: “Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin disa njerëz.”
40-vjeçari mbajti peng për disa orë fëmijët e tij brenda një apartamenti të marrë me qira pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës.
Raportohet se fëmijët e mitur të moshës 6 dhe 11 vjeç qanin në banesë duke i kërkuar të atit të vetëdorëzohej teksa RENEA negocionte me 40-vjeçarin nga Lezha.
Aleks Marku raportohet se ka qëlluar mbi 15 herë nga dritarja me kallashnikov.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128