FOTO/ Makinat totalisht të shkatërruara nga përplasja fatale, pamje nga vendngjarja ku humbën jetën dy motrat në Sarandë
25 Gusht 2025, 09:48 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (24 gusht) në aksin Sarandë – Delvinë, ku dy motra nga fshati Kopaçeza humbën jetën dhe një tjetër vajzë që po udhëtonte me to mbeti e plagosur.
Në aksident u përfshinë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga një 23-vjeçar Kevin Nora dhe tjetri nga 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, drejtuesja 22-vjeçare humbi jetën sëbashku me motrën e saj, Rozina Dimaku, 20 vjeçe.
Ndërkohë, e plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe ka përfunduar në spital.
Siç shihet edhe në këto foto përplasja ka qenë tepër e fortë, çka ka bërë që dy automjetet të shkatërrohen plotësisht.



Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

