FOTO/ Mbeti i vrarë në atentatin në Dobraç të Shkodrës, ky është Hamza Lici
Sigurohet foto e viktimës së atentatit në Dobraç të Shkodrës, Hamza Lici. Vëllai i “të fortit” të Shkodrës, Ibrahim Lici ishte shënjestra e atentatit me breshëri plumbash që i mori jetën pasditen e kësaj të mërkure.
Hamza Lici ndodhej në një automjet, bashkë me Arlind Bushatin, kur ndaj tyre është qëlluar me armë zjarri nga një tjetër automjet.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Hamza Lici, ndërsa është plagosur rëndë Arlind Bushati, i cili është transportuar drejt spitalit. Arlind Bushati është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidatit të PD për kryetar bashkie në kryeqendrën e veriut.
Ibrahim Lici njihet si një nga të fortët e Shkodrës, i cili sipas autoriteteve, dyshohet për disa ngjarje të rënda kriminale.
Nuk dihet nëse Hamza Lici ishte objektiv i atentatit, pikërisht për shkak të mbiemrit që mban, apo ka qenë i përfshirë në një tjetër ngjarje.
Hamza Lici ka reaguar vite më parë, kur policia njoftonte arrestimin e vëllait të tij, Ibrahim Lici, ndërsa sqaronte se ky i fundit nuk ishte arrestuar por ishte dorëzuar dhe kishte kërkuar azil në vendin ku jetonte.
Berisha i bindet Ramës, kthehet me bisht ndër shalë në Parlament
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128