Frikë nga përmbytjet në Vlorë, banorët zënë portat me thasë me rërë

Meteorologët parashikuan reshje shiu me intensitet të lartë gjatë kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës, por deri në mesditë situate ka qenë e qetë. Reshjet e shiu në orët e para të mëngjesit nuk sollën probleme.
Qytetarët e Vlorës kanë vijuar marrjen e masave edhe gjatë kësaj të enjteje. Në shumë lagje përpara portave, qytetarët kanë vendosur thasë me rërë, për të parandaluar çdo problem që mund të jepnin reshjet e shumta të shiut që u paralajmëruan.
Banorët shprehen të frikësuar dhe nga situata që kaluan disa javë shprehen se shteti duhet të marrë masa.
Por ka edhe nga ata banorë që nuk i frikësohen situatave. Të tjerë janë të përgatitur për çdo stuhi.
“Këtu në lagjen tonë s’ka pasur përmbytje, me thënë të drejtën. Unë jam pak më thellë dhe s’kam probleme. Deri tani jo, s’kemi pasur; unë jo njëherë, dhe shtëpinë e kam të lartë, njëherë e nuk kam pasur probleme; problem ne kemi vetëm një gropë me ujë në rrugë, pak më poshtë”, thotë një banor.
Parashikimi i meteorologëve për reshje shiu, e cilëson Vlorën si një qytet me risk të lartë nga përmbytjet.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128