Fushë Kruja dhe fshatrat përreth mbi 8 orë pa energji elektrike, drejtuesi teknik i OSHEE nuk i përgjigjet telefonatave të qytetarëve

Prej më shumë se tetë orësh, qyteti i Fushë-Krujës dhe disa fshatra përreth vijojnë të jenë pa energji elektrike, duke lënë rreth 30 mijë banorë në errësirë.
Sipas një njoftimi të shpërndarë më herët nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ndërprerja e energjisë u shkaktua nga një avari në nënstacionin e ri elektrik, dhe energjia pritej të rikthehej rreth orës 15:00.
Megjithatë, edhe pse OST ka njoftuar se avaria në linjën e tyre është sistemuara në kohë, furnizimi me energji vijon të mos jetë rikthyer.
Burime lokale bëjnë me dije se shkak i vonesës janë defektet në kabinat elektrike që ndodhen në varësi të OSHEE-së, pasi fidrat e tyre kanë marrë lagështi si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.
Gazetarët janë përpjekur të kontaktojnë me drejtuesit teknikë të OSHEE-së për të marrë informacion mbi situatën dhe afatin e rikthimit të energjisë, por pa sukses. Sipas raportimeve, drejtuesi teknik ka fikur telefonin, ndërsa punonjësit lokalë të OSHEE-së nuk japin asnjë informacion zyrtar.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


