Gazetari Osman Stafa provokohet nga 2 persona pas fjalimit në protestë. Bën denoncim në polici
21 June 2026, 23:08 / AKTUALITET

Gazetari i News24, Osman Stafa denoncon provokimet që i janë bërë nga 2 persona pas fjalimit që ai mbajti në protestën e qytetarëve. Sipas kolegut me të cilin Stafa ndodhej në momentin e ngjarjes, një çift bashkëshortësh e kanë fyer për shkak të detyrës.
Ngjarja ndodhi teksa protestuesit po marshonin drejt Qytetit Studenti dhe gazetari së bashku me kolegun e tij ka qenë në qendër të Tiranës.
Persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shmangur përplasjen dhe kanë njoftuar policinë e cila shoqëroi një burrë dhe një grua, ndërsa gazetari po bën denoncimin në komisariatin nr.3.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128