Policia aksion kërkimesh në godinat e braktisura/ Gilmando Dani mori 20 plumba në trup, 15 persona të shoqëruar për vrasjen mafioze. Gjendja e Muçi Shaljanit

13 Nëntor 2025, 11:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia aksion kërkimesh në godinat e braktisura/ Gilmando Dani mori

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij, agjent i AMP, Muçi Shaljani.

Ekspertiza paraprake nga morgu i Tiranës, ka nxjerr se Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja.

Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar Muçi Shaljani, i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.

Nderkohe Policia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht Spanjës për të zbuluar lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit për qëndrimin e tyre 4 ditor në Barcelonë.

Deri më tani, autoritetet e huaja nuk i kanë kthyer përgjigje policisë shqiptare. Që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë.

Kontrolle u ushtruan në godina të braktisura dhe te persona të skeduar më herët.

 

Po ndodh...

ide