EMRAT/ Gjenden të vdekura në Tiranë dy shtetase ukrainase, dyshimet e para

10 Maj 2024, 14:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Gjenden të vdekura në Tiranë dy shtetase ukrainase,

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, nga Ukraina, janë gjetur të vdekur në Tiranë.

Viktimat janë të moshës 25 dhe 40-vjeçe.

Bëhet me dije se ato janë gjetur nga shoqja e dhomës së tyre, në zonën e “Selvisë”.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por paraprakisht dyshohet se kanë konsumuar ilaçe me përmbajtje lëndësh narkotike.

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike”, bën me dije policia.

Njoftohet se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...