Gjendet i vdekur brenda makinës një burrë në autostradën Fier–Vlorë

16 Tetor 2025, 18:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet i vdekur brenda makinës një burrë në
Një burrë ka humbur jetën në rrethana misterioze pasditen e kësaj të enjte në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Bishan. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi me inicialet R.P. banues në fshatin Starovë, Berat.

Mësohet se automjeti i tij, tip “Volkswagen”, me targa “AB 276 DC” është gjetur i ndaluar në xhepin e emergjencës brenda të cilit ndodhej shtetasi R.P: i shtrirë në sediljet e përparme.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Trupi i pajetë është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko–ligjore.

Po ndodh...

ide