Gjendet i vdekur një 40-vjeçar në Shijak

9 Korrik 2024, 17:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet i vdekur një 40-vjeçar në Shijak
Një burrë është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të marte në Shijak. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi K. H., rreth 40 vjeç, banues në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05, teksa trupi i pajetë është gjetur në një godinë të braktisur. Mësohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.