Gjendet pa shenja jete një 78-vjeçar brenda automjetit të tij në Korçë!

3 Shkurt 2025, 12:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet pa shenja jete një 78-vjeçar brenda automjetit të tij

Një 78-vjeçar gjendet i pajetë brenda një mjeti në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake viktima mësohet se punonte si roje pranë një biznesi në lagjen e SMT-së në qytet.

78-vjeçari me inicialet N.K sipas informacioneve kishte probleme me shëndetin dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.