Gjirokastër/ Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor

Kërcënonte me thikë qytetarët në rrugë dhe tentonte t’u grabiste para, Policia e Gjirokastrës arreston 43-vjeçaren, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Pas shoqërimit dhe verifikimeve të kryera, rezultoi se Z.V., kishte tentuar të kryente edhe grabitje nën kërcënimin e armës, duke realizuar menjëherë arrestimin e saj për veprën penale "vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (20 Nëntor), në stacionin e autobusëve në fshatin Lazarat, ku 43-vjeçarja ka dëmtuar lehtë me mjet prerës dhe një grua të moshuar, 67-vjeçare, që ajo t’i jepte para.
Denoncimi u bë fillimisht në median sociale dhe JOQ, për veprimet e pakontrolluara nga e dyshuara me thikë në dorë, teksa uniformat blu u vunë në lëvizje dhe zbuluan më tej agresionin dhe tentativën e grabitjes.
-
-
-
Skemë kampionësh 20 nëntor
20 Nëntor, 15:32 -
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





