Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

7 Tetor 2025, 18:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të

Policia italiane ka kryer një operacion të madh kundër një organizate që kontrollonte tregun e drogës në Romë, duke arrestuar të paktën 9 persona, përfshirë dy shqiptarë.

Gjatë kontrolleve, karabinierët gjetën dhe sekuestruan kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë, si dhe para të gatshme dhe peshore precize për paketimin e drogës.

Një 18-vjeçar shqiptar u ndalua në rrugën Gerolamo Cardano me 6 gramë kokainë dhe 810 euro.

Një tjetër shqiptar i ndaluar nga patrulla mbante 11 gramë kokainë të ndarë në doza dhe 45 euro.

Një nigerian 43-vjeçar tentoi të gëlltiste doza droge gjatë arrestimit; iu sekuestruan 26 gramë kokainë, 11 gramë heroinë, 1 gram marihuanë dhe 259 euro cash.

Të arrestuarit e tjerë përfshinin italianë, romë dhe ekuadorianë, të cilëve iu gjetën doza droge, materiale paketimi dhe para të gatshme.

Operacioni u zhvillua në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke përfshirë Via Massaia, Via Costabella dhe Via di Pietralata, dhe tregoi aktivitetin e gjerë të grupit që shpërndante drogë mes përdoruesve në Romë.

 

Po ndodh...

ide