Goditet rrjet i trafikut të drogës në Spanjë, arrestohen dy shqiptarë me mbi 80 kg kokainë

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në portin e Vigos, në Spanjë, pasi dyshohet se tentuan të tërhiqnin një sasi prej mbi 80 kilogramësh kokainë të mbërritur nga Ekuadori, e fshehur në një kontejner me fruta ekzotike.
Operacioni u zhvillua nga Guardia Civil në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Agjencinë Tatimore. Sipas njoftimeve zyrtare të autoriteteve spanjolle, kontejneri u përzgjodh për kontroll nga Njësia e Analizës së Rrezikut dhe gjatë skanimit me rreze X u evidentua lënda narkotike e fshehur në sistemin e ftohjes.
Dy të dyshuarit u arrestuan në orët e para të 15 shkurtit, ndërsa përpiqeshin të hynin në kontejner për të nxjerrë drogën. Gjatë operacionit u sekuestruan 61 pako kokainë, si dhe pajisje që dyshohet se do të përdoreshin për hapjen e kontejnerit, përfshirë një shkallë të palosshme, një trapano, lidhëse kabllosh, telefona celularë dhe një automjet.
Kontrollet e mëtejshme zbuluan edhe nëntë pako të tjera, duke e çuar sasinë totale të sekuestruar në mbi 80 kilogramë.
Sipas mediave spanjolle, ky është sekuestrimi i dytë i kokainës në portin e Vigos për këtë vit. Autoritetet theksojnë se hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në rrjet.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

