Grabitet arka e pagesave në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve Kuçovë, vidhen 2.2 milion lekë

Është grabitur gjatë natës arka me lekë e pagesave të ujit të pijshëm në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetit e Kuçovës.
Mësohet se grabitësit, kanë hyrë nga njëra prej dritareve të kësaj drejtorie dhe pasi kanë shqyer kasën me levë,kanë marrë 2 milion e 200 mije lekë (të vjetra) që ndodheshin brenda saj.
Vjedhja e kasës është pikasur nga punëtorët e kësaj drejtorie mëngjesin e sotëm,pasi kanë shkuar në punë. Ata kanë parë kasën e shqyer dhe kanë njoftuar policinë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca e policisë,që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Efektivët e policisë janë duke marrë në pyetje punonjësit e kësaj drejtorie si dhe po kërkojnë gjetje e kamerave të mundshme të bizneseve përreth kësaj drejtorie,pasi vetë institucioni nuk ka kamera,gjë që e bën të vështirë identifikimin e autorëve.
-
-
-
-
FOTO/ Normalizohet situata me reshjet e dëborës në Korçë
22 Prill, 11:36
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




