Grei Bihuci u vra me thikë/ Trajneri tregon ëndrrën e madhe të 19-vjeçarit: Dua të përfaqësoj ekipin kombëtar

Trajneri i Grei Bihucit, në akademinë së futbollit Apolonia, është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti.
Ai tha se lajmin e kishte marrë vesh përmes një telefonate, ndërsa ka ndarë edhe ëndrrën e madhe të të riut që mbeti i vrarë pas një konflikti që pati me disa të rinj. Pasi kishte parë lajmet në media, trajneri tha se si fillim nuk e kishte besuar lajmin e hidhur. “Bëra disa telefonata. Disa nuk e dinin. Më vonë, kur edhe rrjetet sociale shfaqen ngjarjen, u vërtetua se ishte Grei. Jam pa fjalë për këtë ngjarje të rëndë”, tha trajneri.
Ai tregoi se 19-vjeçarin e kishte njohur vite më parë.
“Ai ka qenë pjesë e grupit Apolonia para 3 vitesh. Bashkëpunonim bashkë. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm. Ishte një djalë i dashur, stërvitej me dëshirë. Gjithmonë ishte bashkëpunues. Nuk gjej akoma fjalë për atë djalë, pasi ishte i mrekullueshëm. Humbi jetën në një moshë ku ëndrrat e tij ngelën në mes. Ai kishte dëshirë që të bëhej portier i madh, dhe e kam ëndërr që të përfaqësoj deri te ekipi ynë kombëtar. Ai djalë pranonte kur bënte gabime. Edhe kur kishte acarime, i zgjidhte me edukatë dhe buzëqeshje gjërat.”, tha ai.
-
-
Finalizohet ekstradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë
13 Mars, 10:05 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



