Greqi/ E zhdukur prej 11 shtatorit, gjendet shëndoshë e mirë 23-vjeçarja shqiptare
Lajm i mirë nga Greqia. 23-vjeçarja shqiptare që ishte zhdukur që prej 11 shtatorit në Selanik, është gjetur.
Sipas një komunikate të “Buzëqeshjes së Fëmijës”, 23-vjeçarja Artiola Meksi është gjetur e shëndoshë, duke i dhënë fund ankthit të njerëzve të saj që e kërkonin.
Me ndihmën e një qytetareje të sensibilizuar, e reja ka arritur të kontaktojë me të afërmit e saj dhe të kthehet e sigurt pranë familjes.
Raportohet se ajo është shëndoshë e mirë dhe nuk ka asnjë lëndim.
“Buzëqeshja e fëmijës” kishte publikuar detaje për të renë më datë 16.09.25, me kërkesë të të afërmve të saj pasi kishte arsye që mund të vinin në rrezik jetën e saj.’- thuhet në njoftim.
Sipas policisë e reja Artiola Meksi me origjinë shqiptare kishte kontaktet me familjen që prej datës 11 Shtator në zonë e Harilaou në Selanik.
-
Ja sa lekë do të marrin pensionistët duke nisur nga 1 tetori
16 Shtator, 20:02
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128